Valbon Limani uron 22 Nëntorin: Le të jetojnë përjetësisht shkronjat e gjuhës sonë!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar qytetarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një mesazhi urimi, Limani ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si simbol i krenarisë dhe identitetit kombëtar.

„Gëzuar Ditën e Alfabetit! Le të jetojnë përjetësisht shkronjat e gjuhës sonë të bukur, krenarisë dhe identitetit tonë!”, ka shkruar Limani.

Ai ka përcjellë urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare.

Gostivari Sot