Tarifat e parkingut publik në Gostivar: Nga 10 deri në 25 denarë për orë

Ndërmarrja Publike për Parkingje Publike dhe Gjelbërim – Gostivar ka publikuar çmimoren e re të parkingut publik, me tarifa të ndara sipas zonave dhe kategorive të shfrytëzuesve.

Sipas çmimores, parkimi për një orë kushton 25 denarë në Zonën A dhe 10 denarë në Zonën B.

Tarifat mujore për banorët janë:

Një automjet: 400 denarë në Zonën A dhe 200 denarë në Zonën B.

Dy automjete: 600 denarë në Zonën A dhe 400 denarë në Zonën B.

Për të punësuarit, çmimet mujore janë 600 dhe 300 denarë për një automjet, ndërsa 800 dhe 500 denarë për dy automjete, përkatësisht në Zonën A dhe B.

Subjektet juridike paguajnë 2.000 denarë në Zonën A dhe 1.000 denarë në Zonën B në muaj. Parkimi i rezervuar kushton 8.000 denarë në Zonën A dhe 5.000 denarë në Zonën B.

Tarifa të tjera:

Abonim mujor për persona fizikë, në të gjitha zonat: 2.000 denarë.

Abonim dyjavor: 1.000 denarë.

Abonim njëjavor: 500 denarë.

Për subjektet juridike, tarifa mujore për 1–5 automjete është 3.000 denarë, për 6–10 automjete 2.500 denarë, ndërsa për mbi 10 automjete 1.500 denarë për automjet.

Gjoba për parkim të parregullt është 900 denarë, respektivisht 600 denarë nëse paguhet brenda 24 orëve. Vendosja e bllokuesit kushton 600 denarë, ndërsa dëmtimi i tij 3.000 denarë.

Ndërkaq, parkimi i mbuluar kushton 50 denarë deri në tri orë, ndërsa çdo orë shtesë tarifohen me 20 denarë.

Gostivari Sot