Limani: Përfundon rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar

Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar, në një gjatësi prej mbi 200 metrash, në segmentin nga ura e rrugës „Beliçica“ deri te ura e trenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video nga përfundimi i punimeve.

Ky segment rrugor, ku ndodhen edhe disa ndërtesa kolektive banimi, ka rëndësi për një numër të madh banorësh, të cilët do të përfitojnë nga infrastruktura e përmirësuar dhe qarkullimi më i lehtë në këtë pjesë të qytetit.

Gostivari Sot