Një 69-vjeçar nga rajoni i Gostivarit ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person me inicialet S.L., të cilit i kishte besuar automjetin e tij të markës “Mercedes” për riparim.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 16 nëntor 2026, në orën 13:20, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Gostivar.
“Denoncuesi ishte marrë vesh me personin S.L. për riparimin e automjetit të tij të pasagjerëve ‘Mercedes’, të cilin ia kishte lënë në punishte. Kur kishte shkuar për ta marrë automjetin, nuk kishte gjetur as automjetin dhe as personin S.L., me ç’rast kishte kuptuar se ishte mashtruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas kallëzimit, dëmi i raportuar arrin në 350 euro.
Nga SPB Gostivar bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Gostivari Sot

