Gostivar, 35-vjeçari sulmon vëllain me mjet të mprehtë, arrestohet nga policia

Një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar vëllain e tij me një mjet të mprehtë, njofton Policia e Gostivarit.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor 2026, rreth orës 18:10, në oborrin e shtëpisë familjare, pas një fjalosjeje paraprake mes dy vëllezërve.

Policia ka arrestuar A.N. (35), ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Gostivari Sot