Një 39-vjeçar nga Banjica e Poshtme është arrestuar në fshatin Raven të Gostivarit, pasi ndaj tij ishte paraqitur kallëzim për veprën penale “dëmtim i sendeve të huaja”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 15 nëntor 2026, në orën 17:25, nga zyrtarët policorë të DPB-së Gostivar.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë telefona celularë dhe shtatë ora dore të markave të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale “vjedhje”.
I dyshuari G.K. (39) është ndaluar në stacionin policor, ndërsa policia njofton se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Hetimet për rastin po vazhdojnë. GS

