Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, pas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër. Me çmimet e reja, një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 84 denarë, ndërsa BS-98 do të shitet për 86 denarë.
Ulje do të ketë edhe te nafta. EURODIESEL (D-E V) do të lirohet për 2,5 denarë për litër dhe çmimi i ri do të jetë 92 denarë.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 100,50 denarë për litër, pas uljes prej 3 denarësh.
Komisioni ka vendosur gjithashtu uljen e çmimit të mazutit M-1 NS për 0,998 denarë për kilogram, duke e përcaktuar çmimin e ri në 48,314 denarë.
Sipas llogaritjes së Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e derivateve të naftës në tregun vendor do të shënojnë ulje mesatare prej 2,43 për qind. Gostivari Sot

