Komuna e Gostivarit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, për shkak të erërave të forta që pritet të përfshijnë rajonin.
Nga Komuna rekomandojnë që qytetarët të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike, objekteve të vjetra dhe strukturave të tjera që mund të dëmtohen nga era.
„Për të shmangur situatat e padëshiruara dhe për të garantuar sigurinë personale, kërkohet kujdes i shtuar gjatë lëvizjes në hapësira të hapura“, thuhet në apelin e Komunës.
Gjithashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e panevojshëm ndaj kushteve të pafavorshme atmosferike. Gostivari Sot

