Arrestohet 39-vjeçari nga Banjica e Poshtme në Tetovë

Më 10 nëntor, në orën 11:40, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, policia ka privuar nga liria G.K. (39) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit.

Sipas njoftimit policor, ai dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike përmes sjelljes agresive dhe të pahijshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse. GS