Moti sot – Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje të dobëta

Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell. Në pjesët perëndimore të vendit pritet të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në disa lugina, gjatë orëve të mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës, e cila mund të ulë dukshmërinë dhe të vështirësojë qarkullimin në komunikacion.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Gostivari Sot