Një 37-vjeçar nga Gostivari është ndaluar nga policia në orët e para të mëngjesit, pasi është kapur duke drejtuar një automjet BMW pa patentë shoferi.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, ku gjatë kontrollit policor është konstatuar se drejtuesi i automjetit nuk kishte dhënë provimin për shofer.
Sipas informacioneve të TetovaSot, automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit ndaj 37-vjeçarit pritet të parashtrohet kallëzimi përkatës. GS

