Gostivar, 38-vjeçarja denoncon bashkëshortin për sulm fizik pas një konflikti familjar

Një grua 38-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimi është bërë më 5 nëntor 2026, në orën 22:10, në Njësinë e Punëve të Brendshme në Gostivar.

Gruaja ka deklaruar se rreth orës 18:20, pas një grindjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, V.P.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojnë veprimet përkatëse ligjore. Gostivari Sot