Një 34-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se i ka bërë kërcënime me jetë bashkëshortes së tij 25-vjeçare, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 5 nëntor 2026, në orën 13:00, nëpunësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Gostivar kanë arrestuar B.A. (34), pas një denoncimi paraprak të bërë nga bashkëshortja e tij.
Sipas denoncimit, 34-vjeçari i kishte drejtuar kërcënime me jetë gruas së tij, 25-vjeçare, ndërsa çifti është në proces të zgjidhjes së martesës.
Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të vijojë parashtresa përkatëse. Gostivari Sot

