Një 32-vjeçar nga Vrapçishti është arrestuar nga policia pas një kontrolli rrugor në fshatin Gradec, pasi është konstatuar se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, personi me inicialet O.A. po drejtonte një automjet të markës „Mercedes“ me targa të huaja, kur u ndalua për kontroll nga zyrtarët policorë.
Gjatë kontrollit, ai ka reaguar në mënyrë agresive dhe ka fyer zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Testimi me alkooltest ka rezultuar pozitiv, me 0.76 promilë alkool në gjak. Për rastin pritet të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.

