Mashtron një person në Gostivar me premtimin për punësim, përfiton 110.700 denarë

Një 43-vjeçar nga Banjica e Poshtme dyshohet se ka mashtruar një person duke i premtuar punësim në një kompani, në këmbim të 110.700 denarëve.

Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 22 korrik 2026, kur i dyshuari i kishte premtuar pronarit të një subjekti juridik se do të fillonte punë në firmën e tij, pasi të merrte shumën e kërkuar.

Personi kishte paguar 110.700 denarë, ndërsa premtimi për punësim ishte bërë shkak për dyshimin për mashtrim.

Për rastin, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër 43-vjeçarit për veprën penale të mashtrimit. Gostivari Sot