Moti i vranët me reshje shiu – Nga e mërkura mot stabil dhe i thatë

Moti sot do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura dhe pritet të tejkalojnë 25 litra për metër katror. Kah fundi i ditës reshjet do të pushojnë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut, e cila në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme.

Në Shkup moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Nga e mërkura dhe gjatë ditëve në vijim pritet mot stabil dhe i thatë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.

Nga e premtja vranësirat do të pakësohen, ndërsa gjatë fundjavës priten mëngjese më të ftohta, me temperatura minimale që në disa vende do të zbresin nën zero gradë Celsius. Gostivari Sot