Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave nga Gostivari, të moshës 54, 60 dhe 34 vjeç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Dhunë“.
Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor 2026, në një kazino në Gostivar, ku pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes tyre, personat e kallëzuar janë përfshirë në një përleshje fizike. Gjatë incidentit janë përdorur edhe sende metalike.
Policia e Gostivarit njofton se ndaj tre personave është paraqitur kallëzim penal përkatës. Gostivari Sot

