Gostivar: Raportohet sulm fizik ndaj një të mituri, dyshohet se u përfshinë nëna dhe motra e tij

Një i mitur nga Gostivari dyshohet se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe motra e tij, pas një konflikti paraprak familjar. Në rast, sipas denoncimit, është përdorur edhe një mjet i fortë.

Rastin më 1 nëntor, në orën 14:50, në Departamentin e Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar e ka raportuar një 45-vjeçare nga Gostivari.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 23:30, pas një grindjeje paraprake. E mitura, sipas denoncimit, është sulmuar nga nëna dhe motra e tij, ndërsa motra dyshohet se ka përdorur një mjet të fortë.

„Po merren masa për zbardhjen e rastit“, njofton Policia e Gostivarit.

Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Gostivari Sot