Shtyrje mes basketbollistëve pas Gostivari–Buteli, ndihmëstrajneri tentoi sulmin

Një incident është regjistruar pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes KB „Gostivari“ dhe KB „Buteli“, e zhvilluar në sallën sportive „Mlladost“ në Gostivar.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2026, rreth orës 20:00, kur pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur deri te shtyrja e ndërsjellë mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

„Gjatë incidentit, ndihmëstrajneri i KB ‘Gostivari’, P.D., është përpjekur të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar, por është penguar“, njofton Policia e Gostivarit.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gostivari Sot