Dy persona të moshës 42 dhe 48 vjeç nga Gostivari janë arrestuar gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së paligjshme me drogë, i zhvilluar në rrugën “Beliçica”.
Sipas Policisë, dy të dyshuarit janë kapur në momentin e një transaksioni të dyshuar me narkotikë. Gjatë kontrollit fizik, te ta janë gjetur kokainë dhe marihuanë.
Hetimet kanë vijuar edhe në një banesë private. Me urdhër gjykate, policia ka kontrolluar shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, ku ka zbuluar edhe gjashtë paketime me kokainë, si dhe një shumë parash në prerje të ndryshme.
Të dy personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Policia paralajmëron se ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.



