Një incident fizik në një zyrë avokatore në rajonin e Gostivarit ka përfunduar me arrestimin e një 62-vjeçari nga Gostivari.
Rastin në polici e ka paraqitur një avokat 50-vjeçar, S.A.O., më 30 tetor, në orën 10:00. Sipas denoncimit, ngjarja kishte ndodhur një natë më parë, rreth orës 19:40, kur në zyrën e tij kishte shkuar N.N. (62), me të cilin fillimisht ishte përfshirë në një debat verbal, ndërsa më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht.
Pas ndërmarrjes së masave policore, 62-vjeçari është privuar nga liria nga zyrtarët e SP Gostivar.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.Gostivari Sot



