Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj një 51-vjeçari nga fshati Forinë, i dyshuar për rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë një konflikti fizik.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 13 gusht 2026, në oborrin e përbashkët të banimit të A.J. dhe një personi tjetër me inicialet V.A.
Konflikti dyshohet se ka shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme pronësore-juridike, ndërsa situata ka eskaluar deri në tentativë për përleshje fizike, ku të dy personat kanë përdorur sende të mprehta.
Për rastin, ndaj A.J. është ngritur kallëzim penal për veprën „Rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Gostivari Sot



