Arrestohet 60-vjeçari nga Gostivari, dërgohet në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nga policia, pasi kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti.

Sipas njoftimit policor, arrestimi i A.C. është realizuar dje, në orën 15:45, nga zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar.

Ai kërkohej për veprën penale „vjedhje grabitqare“, të paraparë në nenin 238 të Kodit Penal, për të cilën ishte dënuar me një vit burg.

Pas arrestimit, 60-vjeçari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgun e Tetovës, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata. Gostivari Sot