Dy persona ndalohen në Vrapçisht, policia u gjen marihuanë dhe mbetje kokaine

Dy persona janë privuar nga liria në fshatin Vrapçisht, pasi gjatë kontrollit policor u janë gjetur lëndë dhe mbetje të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 17:00, kur zyrtarët policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë ndaluar K.S. (40) nga Gostivari dhe N.B. (22) nga fshati Vërbjani.

Kontrolli është kryer ndaj një automjeti taksi me targa të Gostivarit, në të cilin udhëtonin personat. Gjatë kontrollit personal, te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa te personi tjetër një send me mbetje të dyshuara të kokainës.

Të dy personat janë dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme. Sipas policisë, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gostivari Sot