Komunalec pastron hapësirat përreth Spitalit të Gostivarit

Ndërmarrja Publike “Komunalec” ka realizuar një aksion pastrimi në hapësirat përreth oborrit të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, ku kishte mbetje të grumbulluara.

Aksioni është zhvilluar më 26 tetor, pas kërkesës së drejtorit të spitalit, Sub.Spec. Dr. Emri Bajrami, me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth institucionit shëndetësor.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit theksojnë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm.

Sipas tyre, ruajtja e higjienës ka rëndësi të veçantë në institucionet shëndetësore, ku pastërtia ndikon në mirëqenien e pacientëve dhe të gjithë qytetarëve që marrin shërbime.

“Së bashku për një spital më të pastër”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit. Gostivari Sot