Gostivar, arrestohet 29-vjeçari pas denoncimit nga nëna për kërcënime

Një 29-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria nga zyrtarët policorë, pasi dyshohet se në disa raste ka kërcënuar nënën e tij 53-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është realizuar dje, në orën 13:25, nga zyrtarët e Stacionit Policor të Gostivarit. Një ditë më parë, nëna e tij kishte denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se i biri e kishte kërcënuar disa herë.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 29-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Rasti është në procedurë hetimore. /GS/