Prokurorët kërkojnë vendim urgjent për pagat, paralajmërojnë largimin e kuadrove

Këshilli i Prokurorëve Publikë, Prokuroria Publike dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që urgjentisht të shqyrtojë iniciativat për ndryshimet ligjore që ulën për herë të tretë koeficientët për llogaritjen e pagave të prokurorëve.Shoqata shpreh shqetësim për mosveprimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse kanë kaluar tetë muaj nga dorëzimi i iniciativave.
Sipas saj, kjo situatë rrezikon pavarësinë e Prokurorisë, cenon sundimin e ligjit dhe thellon dallimet mes pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kundërshtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Prokurorët paralajmërojnë gjithashtu rrezikun e largimit të kuadrove nga sistemi i prokurorisë.