Gostivar: 29-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se kërcënoi nënën e tij

Një 29-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kërcënuar seriozisht nënën e tij 52-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, më 16 tetor 2026, në orën 18:45, gruaja ka denoncuar në Stacionin Policor të Gostivarit se rreth orës 18:00, djali i saj kishte ardhur në gjendje të dehur para hyrjes së shtëpisë familjare dhe i kishte drejtuar kërcënime serioze ndaj jetës dhe integritetit të saj trupor.

Nëpunësit policorë e kanë arrestuar V.D. (29) në rrugën „Ilinden“ në Gostivar, në orën 18:40 të së njëjtës ditë.

I arrestuari është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa policia njofton se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. /GS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *