Në Gostivar është raportuar largimi nga shtëpia i një 26-vjeçari, për të cilin policia po ndërmerr masa për gjetjen e tij.
“Më 16.10.2026, në orën 01:20, në DPB Gostivar, S.SH. (20) nga Gostivari ka raportuar se më 14.10.2026 është larguar nga shtëpia vëllai i saj SH.SH. (26)”, njoftojnë nga Policia e Gostivarit.
Sipas njoftimit zyrtar, policia po ndërmerr masat përkatëse për gjetjen e personit.



