NP „Komunalec” Gostivar njofton se nesër, më 15 tetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në tërë qytetin, për shkak të punimeve për riparimin e gypit kryesor të rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike, ndërprerja do të fillojë në orën 06:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e ndërhyrjes teknike.
„Për shkak të punimeve për riparim në gypin kryesor të rrjetit të ujësjellësit, nga ora 6:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në tërë qytetin e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e NP „Komunalec” Gostivar.
Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet pas përfundimit të punimeve.
„Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve”, thuhet më tej në njoftim.
Qytetarëve u rekomandohet që të sigurojnë paraprakisht sasi të nevojshme të ujit për përdorim gjatë periudhës së ndërprerjes. GS


