Një nismë humanitare në kujtim të dr. Trajçe Neshkoskit do të organizohet të premten në Gostivar, me qëllim të promovimit të solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Aksioni organizohet nga Organizata Komunale e Kryqit të Kuq – Gostivar, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzive – Gostivar dhe Shoqatën Humanitare të Qytetarëve „Dr. Trajçe Neshkoski“.
Qytetarët do të kenë mundësi të dhurojnë gjak më 16 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:00, në Shërbimin e Mjekësisë Transfuzive pranë Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar.
Pjesë e këtij aksioni do të jenë edhe anëtarët e klubit të motoçiklistëve „Go Bikers Gostivar“, të cilët do t’i bashkohen nismës për të dhënë mesazhin se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që bashkojnë komunitetin.
Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë që kujtimi për dr. Trajçe Neshkoskin të nderohet përmes një vepre konkrete në shërbim të njerëzve, duke rikujtuar se një dhurim gjaku mund të bëhet vendimtar për shpëtimin e një jete.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që plotësojnë kushtet për dhurim të gjakut, të marrin pjesë në këtë aksion memorial dhe të kontribuojnë në këtë nismë humanitare. GS

