Moti i keq në Marok: Mbi 150,000 persona të evakuuar nga përmbytjet

Moti i keq ka goditur Marokun, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Si pasojë e situatës emergjente, mbi 150,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre brenda një jave.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë dy vjeç, ndërsa një person raportohet i zhdukur. Në zonën pranë Kenitrës, rreth 40,000 persona janë vendosur në tenda, sipas raporteve nga mediat e huaja.

Autoritetet po punojnë për të ofruar ndihmë dhe për të menaxhuar situatën emergjente, ndërsa moti i keq pritet të vazhdojë në disa zona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *