Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin kryesor të Tiranës për të falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Klankosova.tv.
Që në orët e para të mëngjesit, qytetarët iu drejtuan sheshit për të kryer ritualin e faljes, në një atmosferë të qetë dhe festive. Mesazhet e paqes, solidaritetit dhe mirëkuptimit ishin në qendër të kësaj dite të shenjtë për komunitetin mysliman.
Fitër Bajrami konsiderohet një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam dhe simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe shpërblimin pas një muaji agjërimi.
Besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë harmoni, shëndet dhe begati.
Gëzuar Fitër Bajramin!

