Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 18 mars 2026 në Shkup, ku një 24-vjeçar është gjetur pa ndjenja në banesë. Denoncimi është bërë nga shoku i tij, N.G., në SPB Shkup.

Sipas raportit, M.S. (24) ka ardhur tek shoku i tij rreth orës 10:00 dhe pas një kohe është rënë në flerë. Kur u zgjua më vonë, shoku i tij e ka gjetur pa ndjenja. Mjekët e Ndihmës Urgjente kanë konstatuar vdekjen e tij, pa shenja të dukshme dhune.

Në vendngjarje është kryer këqyrje nga autoritetet, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetimet për rrethanat e vdekjes janë në vazhdim.