Një 30-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi dyshohet për ndjekje dhe kërcënim ndaj partneres së tij.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 18 mars 2026 rreth orës 17:40 është privuar nga liria personi me iniciale S.K. (30), pas një denoncimi të bërë nga e dashura e tij, gjithashtu 30-vjeçare.
Ajo ka raportuar se për një periudhë kohore ai e ka ndjekur në lokacione të ndryshme, përfshirë edhe vendin e saj të punës. Po ashtu, sipas kallëzimit, rreth orës 15:00 të së njëjtës ditë, ai e ka kërcënuar përmes telefonit.
Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të paraqitet kallëzim përkatës.

