Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur më 18 mars 2026 në rrugën rajonale Kërçovë-Osllomej, ku u përfshinë dy automjete udhëtarësh. Automjeti “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.F. (29) nga Kërçova, është përplasur me një “Pezho” me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte A.Xh. (55) nga fshati Cërvevc, rrethina e Kërçovës.
Pas aksidentit, të dy shoferët u dërguan në spitalin e Kërçovës. F.F. pësoi lëndime trupore, ndërsa pasagjeri i “Pezho”-s, A.D., pësoi lëndime të rënda trupore.
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, u konstatua se A.Xh. kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1.71 promilë alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, ai u privua nga liria dhe automjeti iu konfiskua. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

