Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer thirrjen për vendet aleate që të ndihmojnë SHBA-në për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për trafikun global të naftës.

Në një konferencë për media të martën, Trump njoftoi se disa liderë janë shprehur pro bashkëpunimit, por ai kritikon vendet që nuk janë “entuziaste” për të mbështetur Shtetet e Bashkuara.

“Ata thanë se nuk do të përfshiheshim… E di që ne i mbrojmë ata, dhe nëse ndonjëherë do të kishim nevojë për ndihmë, ata nuk do të jenë aty për ne”, tha Trump.

Sipas raporteve, Gjermania, Britania dhe Spanja janë disa nga vendet që nuk kanë dhënë një përgjigje pozitive ndaj thirrjes së SHBA-së për të ndihmuar në sigurinë e Ngushticës së Hormuzit, duke rritur tensionet diplomatike mes aleatëve të NATO-s.