Një person nga Tetova ka përfunduar në spital pasi është plagosur me mjet të mprehtë pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur në një qendër tregtare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 14 mars 2026 rreth orës 02:40, në SPB Tetovë është raportuar nga Qendra Urgjente në Tetovë se M.B. (63) nga Tetova është pranuar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Nga hetimet fillestare është konstatuar se paraprakisht ai kishte qenë në një objekt brenda një qendre tregtare, ku kishte konsumuar alkool me personin B.I.. Gjatë qëndrimit aty, mes tyre ka shpërthyer një debat verbal, i cili më pas ka eskaluar, ndërsa dyshohet se B.I. ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë) duke e plagosur 63-vjeçarin.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

