Dy persona janë ndaluar nga Policia e Tetovës nën dyshimin për kërcënime në rrjetet sociale ndaj Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe gjimnazit lokal.
- Personi i parë, një 18-vjeçar nga Pallatica e Tetovës, është ndaluar për herë të dytë për të njëjtën vepër, pasi më 27 shkurt kishte qenë pjesë e një rast tjetër të ngjashëm.
- Personi i dytë, një 15-vjeçar nga fshati Xhepçisht, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqeshin armë dhe kërcënime për kryerjen e veprave të dhunshme në shkolla.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve dhe ka sekuestruar prova për dokumentimin e plotë të rastit. Hetimet vazhdojnë.

