Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Çair në Shkup, ku një person ka humbur jetën teksa po drejtonte një motoçikletë.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Goditja ka qenë shumë e fuqishme, duke bërë që motoçiklisti të ndërrojë jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë, në vendngjarje kanë dalë edhe forcat policore që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.