Një ngjarje ka ndodhur më 11 mars 2026 në fshatin Haraçinë, ku një djalë 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar 15-vjeçar.
Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 13:30 në një rrojtore në fshatin Haraçinë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i mituri është sulmuar nga personi tjetër, i cili ka përdorur edhe një mjet të mprehtë. Të dy djemtë punonin së bashku si ndihmës në atë rrojtore.
Pas denoncimit të rastit nga prindi i të miturit, njësitë policore nga Stacioni Policor i Shkupit kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
MPB thekson se hetimet dhe aktivitetet për identifikimin e të gjithë të përfshirëve do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore, ndërsa rastet e dhunës mes të miturve trajtohen me prioritet për mbrojtjen e sigurisë publike.

