Një person është arrestuar në Gostivar pasi u kap duke përdorur drogë në një objekt hotelerik në qytet.

Sipas informacioneve nga policia, më 10 mars 2025 rreth orës 17:30, në bulevardin „Goce Delçev“ në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar A.M. (26) nga fshati Senakos.

I riu është kapur duke përdorur drogë brenda një objekti hotelerik. Pas ndërhyrjes së policisë, ai është ndaluar dhe rasti është dokumentuar nga autoritetet kompetente.

Nga policia bëjnë të ditur se pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas ligjit.

Autoritetet theksojnë se kontrollet dhe aktivitetet policore kundër përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.