Më datë 07.03.2026, rreth orës 14:30, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup privuan nga liria S.D. (40) nga fshati Batincë, komuna Studeniçan, pas një denoncimi të bërë nga një i afërm i tij 32-vjeçar.

Sipas denoncimit, rreth orës 12:45, babai i S.D. ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj denoncuesit dhe e kishte kërcënuar me një send druri. Më pas, S.D. e kërcënoi djalin e mitur se do të përdorte armë zjarri nëse denoncohej babai i tij.

Gjatë ndërhyrjes policore, nën rrobat e djalit të mitur të S.D. u gjetën dhe u sekuestruan dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.