Policia ka arrestuar dy persona nga fshati Çegran, pasi gjatë një kontrolli në automjetin me të cilin udhëtonin është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 4 mars 2026 rreth orës 01:20 në rrugën “Beliçicë” në Gostivar.
Nëpunësit policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat me inicialet N.A. (45) dhe DXh.Sh. (39), të dy nga Çegrani, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Ford Focus” me të cilin udhëtonin, tek ata është gjetur dhe konfiskuar një sasi e lëndës narkotike kokainë.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

