Më 28 shkurt 2026, rreth orës 21:25, zyrtarët e DPB Gostivar kanë privuar nga liria J.Z. (27 vjeç) nga fshati Banjicë e Poshtme, pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja e tij 26-vjeçare.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe më pas e kishte thirrur gruan para ndërtesës së saj. Atje, ai kishte nisur të sillet në mënyrë agresive dhe kishte tentuar ta sulmonte fizikisht, por ndërhyrja e personave të tjerë e ka parandaluar incidentin.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj J.Z. do të ngrihet kallëzim penal për veprimet e tij.