Presidenti i Ukraine, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, se është përpjekur të marrë nën kontroll Ukrainën, por ka dështuar në arritjen e këtij dhe objektivave të tjera ushtarake.
Në një video-mesazh me rastin e përvjetorit të katërt të nisjes së luftës, Zelensky theksoi rezistencën e ukrainasve në ditët e para të pushtimit rus, duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm të bëjë “çdo gjë” për të siguruar një paqe të fortë dhe të qëndrueshme.
Qindra mijëra persona kanë humbur jetën që nga 24 shkurti 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë ndaj fqinjit të saj, duke shënuar luftën më vdekjeprurëse në tokën europiane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bisedimet mes palëve, të ringjallura vitin e kaluar me ndërmjetësimin e SHBA-së, deri më tani nuk kanë arritur të ndalin luftimet, të cilat kanë shkatërruar pjesë të mëdha të territorit ukrainas dhe kanë lënë vendin përballë një sfide të madhe rindërtimi.

