Qyteti i Elbasanit u trondit pasditen e kësaj të marte nga një tërmet i papritur, lëkundjet e të cilit u ndjenë me intensitet nga banorët.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudën 4.3 ballë. Lëkundjet janë regjistruar rreth 7 kilometra në veri-perëndim të Lushnjës dhe 31 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi situatën. Banorët kanë dalë përkohësisht jashtë banesave si masë sigurie, ndërsa strukturat përkatëse po monitorojnë zhvillimet.