Një stuhi e fuqishme bore ka goditur bregun lindor të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë reshje rekord dhe kaos në transportin ajror dhe tokësor.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 2.000 fluturime janë anuluar të martën, me aeroportet e Boston, Newark dhe LaGuardia Airport ndër më të prekurat.

Pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts kanë regjistruar deri në 94 centimetra borë, ndërsa mbi 48 centimetra janë matur në Central Park, sipas National Weather Service.

Paralajmërimet për mot të keq përfshinë një zonë të gjerë nga North Carolina deri në Maine, ndërsa mbi 600 mijë prona në rajon mbetën pa energji elektrike.

Stuhia ndikoi edhe në median e shkruar. Gazeta prestigjioze The Boston Globe njoftoi se, për herë të parë në 153 vite histori, nuk do të dalë në shtyp për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Autoritetet lokale kufizuan udhëtimet në disa shtete dhe qytete, duke vendosur ndalime qarkullimi gjatë periudhës më të ashpër të stuhisë, ndërsa ekipet emergjente vazhdojnë punën për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e situatës.