Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj një shtetasi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Sektori për Punë të Brendshme në Veles ka parashtruar kallëzim penal kundër R.S. (36) nga SHBA, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës për siguri”.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt 2026, pranë pikës së pagesës në Demir Kapi, ku i dyshuari, sipas policisë, ka sulmuar fizikisht dy policë të cilët po kryenin detyra zyrtare.

Autoritetet njoftojnë se po ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale lidhur me rastin.