Një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Qendrën Mjekësore të Strugës, si pasojë e një aksidenti rrugor. Automjeti transportues “Iveco”, me targa të Strugës dhe i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga, përplasi të moshuarën I.I. nga fshati Mislodezhdë.

Policia e Strugës njofton se ekipi i DPB-së ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi u arrestua nga punonjësit e policisë në orën 21:40 të mbrëmjes. Gruaja u dërgua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore, por për fat të keq ndërroi jetë pas disa orësh. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vazhdojnë.